Ishte me Covid, ndahet nga jeta mjeku, Bino: Të na falësh që nuk të mbrojtëm

Ishte me Covid, ndahet nga jeta mjeku, Bino: Të na falësh që nuk të mbrojtëm

Mjeku epidemolog Vilson Topulli është ndarë nga jeta pasi ishte prekur nga Covid. Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha në ISHP Silva Bino, që duke i shprehur ngushëllimet familjarëve, kërkon falje pse nuk mundën ta shpëtonin kolegun.

Kjo pandemi na mori sot kolegun tonë të palodhur, Vilson Topullin. Me Vilin jam njohur gjatë epidemisë së kolerës në vitin 1994. Më pas punova rreth 16 vite me të. Vili ishte personi që njihte çdo skutë në Shqipëri, e njihte vendin dhe këdo që punonte në shëndet publik. Një njeri i palodhur. Ishte historia dhe kujtesa e ISHP ku kishte filluar punën qysh 19 vjeç”, shkruan Bino në një publikim në rrjetet sociale, ndërsa kujton se mjeku kishte punuar veçanërisht në kontrollin e antraksit.

Ishte epidemiolog i palodhur i terrenit. Nuk mund ta dinte se vite më pas një pneumoni e tillë do ti merrte jetën. Të na falësh Vili që nuk të mbrojtëm e nuk të shpëtuam dot”, shkruan Bino.

Vilson Topulli u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy