“Xhadat” zgjidhin ngërçin e pensionit të emigrantit Ndoc Ndoci, i mbetur prej vitesh mes Shqipërisë dhe Italisë

“Xhadat” zgjidhin ngërçin e pensionit të emigrantit Ndoc Ndoci, i mbetur prej vitesh mes Shqipërisë dhe Italisë

U deshën shumë vite negociata dhe diskutime që marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e pensioneve të merrte formë dhe të hynte në zbatim. Një marrëveshje e konsideruar jetike për qindra mijëra shqiptarë emigrantë që kanë kontribuar ndër vite në shtetin italian. 

 

Për finalizimin e saj janë zhvilluar takime të shumta mes autoriteteve më të larta të dy vendeve, ndërsa kjo çështje është konsideruar për vite me radhë si një nga problemet më të mëdha të emigrantëve shqiptarë.

 

Mes personave që pretendon se ka hasur vështirësi në përfitimin e pensionit është edhe Ndoc Ndoci. Ai tregon se prej kohësh ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të ndjekur procedurat, por pa arritur të marrë një zgjidhje konkrete. 

 

Sipas tij, ka kontaktuar agjenci të krijuara posaçërisht për ndjekjen e këtyre praktikave për qytetarët, të cilat sipas marrëveshjes funksionojnë pa pagesë. 

 

Ndoci shprehet se është paraqitur disa herë edhe pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Shkodër, por pretendon se nuk ka marrë zgjidhje për rastin e tij.

 

Për të kuptuar më shumë mbi situatën, emisioni “Xhadat” dhe ekipi i MCN TV, shkon bashkë me denoncuesin pranë zyrave të ISSH-së. 

 

Fillimisht, në recepsion krijohet hezitim për komunikimin me stafin e emisionit, ndërsa më pas një tjetër recepsioniste dëgjon ankesën dhe interesohet nëse pensioni do të përfitohet në Shqipëri apo në Itali.

 

Ndoci kërkon të takojë “Arisën e arkivit”, pasi sipas tij ajo është në dijeni të rastit dhe e ka pritur edhe herë të tjera. Pas komunikimeve në institucion, krijohet mundësia për një takim me specialisten përkatëse. 

 

Gjatë bisedës, specialistja pranon që procedura duhet të ndiqet sipas rregullave të përcaktuara qartë në marrëveshjen dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë. 

 

Në vijim, bashkë me denoncuesin përpilohet kërkesa përkatëse, duke ndjekur të gjitha procedurat e parashikuara për dërgimin e dokumentacionit pranë Institutit Italian të Sigurimeve Shoqërore, INPS.

 

Në përfundim të ndjekjes së rastit, Ndoc Ndoci falënderon emisionin “Xhadat” për interesimin dhe ndihmën në ndjekjen e problematikës së tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy