
Vetëm një javë pas nisjes së vitit të ri shkollor, janë disa mësuesit e infektuar me Covid-19 në shkollat e kryeqytetit.
Burime për TvT thonë se vetëm në shkollën “Ismail Qemali” janë të karantinuar 14 mësues, pasi një prej tyre u konfirmua pozitive.
Një ndër gjimnazet me numrin më të madh të nxënësve në Tiranë, në këtë shkollë mësimi zhvillohet me turne edhe në kushte normale.
Mungesat në stafin pedagogjik kanë krijuar vështirësi në procesin mësimor në kushtet e ndarjes së klasave në dy grupe, ndërsa nuk dihet nëse infeksioni është izoluar me karantinimin e rastit pozitiv dhe kontakteve të tij.



