SASHK kërkon rritjen e pagave/ Shkollat dhe çerdhet nisin sot grevën në Maqedoninë e Veriut

SASHK kërkon rritjen e pagave/ Shkollat dhe çerdhet nisin sot grevën në Maqedoninë e Veriut

Sindikata e pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) e Maqedonisë së Veriut fillon sot grevë në të gjitha institucionet e nivelit kombëtar në kopshte dhe në shkollat fillore dhe të mesme, që sipas njoftimeve do të zgjasë derisa të arrihet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët.

Kreu i sindikatës, Jakim Nedellkov ka deklaruar se greva do të zgjasë derisa sa të përmbushen kërkesat e tyre dhe të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët.

Sindikata, kërkon rritje të pagave për 18.4 % dhe zbatimin e Marrëveshjes kolektive.

Fatkeqësisht, deri më sot nuk kemi rezultate pozitive për sa i përket kërkesave tona. Duke qenë se vendimi për grevë është marrë nga një shumicë dërmuese e anëtarëve tanë, është e pashmangshme që greva të fillojë nesër, ashtu siç është paralajmëruar. Greva do të zgjasë derisa të arrihet një zgjidhje e pranueshme reciproke. Se kur kjo të ndodhë nuk varet nga ne”.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski u bëri thirrje punonjësve në çerdhe dhe arsim që në radhë të parë t’i vënë interesat e fëmijëve dhe të kujdesen që të mos prishin procesin arsimor. Ai shtoi se dialogu social është e vetmja rrugë për të arritur zgjidhje të përbashkëta.

Paraprakisht, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës kanë bërë të ditur se nuk duhet të ketë ndërprerje të procesit mësimor dhe se organet e shkollës kanë për detyrë ligjore të organizojnë procesin edukativo-arsimor.

Ndryshe, greva e SASHK-ut vjen pasi në takimet e javës së kaluar me Qeverinë nuk u morën vesh për përmbushjen e kërkesave për rritje të pagave në sektorin e arsimit për 18,4 për qind. Kjo kërkesë është me qëllim të harmonizimit me rritjen e pagës minimale në shtet prej 15.199 në 18.000 denarë që tashmë hyri në fuqi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy