Diabeti është një faktor rreziku te të infektuarit me Covid-19

Diabeti është një faktor rreziku te të infektuarit me Covid-19

Personat që vuajnë nga sëmundja e diabetit mund të preken më lehtë nga virusi Covid-19.

Disa profesorë të shëndetësisë amerikane mendojnë se ekziston një lidhje mes personave që vuajnë nga një shkallë e lartë e diabetit dhe numrit të rasteve me Covid-19.

Një nga këta është profesori Elbert Huang, i cili thekson se diabeti është në vetvete një pandemi e ngadaltë.

Mbajtja nën kontroll e nivelit të sheqerit është gjithmonë e më e vështirë sidomos në këtë kohë kur ushtrimet fizike janë rralluar dhe regjimet ushqimore janë prishur”, tha Huang.

Ai u shpreh se çmimet e mjekimeve si insulina mbeten të larta dhe kjo ka detyruar një pjesë të të sëmurëve të vazhdojnë të punojnë për të përballuar kostot.

Profesorët janë të mendimit se ekspertët duhet të ishin të përgatitur, pasi një paralajmërim për kërcënimin që shkakton diabeti në jetët e njerëzve ka ardhur që në vitin 2003, kur u përhap një tjetër lloj virusi dhe shkaktoi shumë viktima te të sëmurët diabetik.

Edhe gjatë vitit 2009, në periudhën e gripit H1N1, pacientët me diabet u përballën trefish me rrezikun e shtrimit në spital.

Mjekët paralajmërojnë se pandemia e koronavirusit mund të shkaktojë ndërlikime të shumta tek të sëmurët me diabet, si humbje të shikimit, sëmundje të veshkave dhe dializë.

Për këtë arsye nevojitet që pacientët diabetikë të jenë më shumë të kujdesshëm në regjimin e tyre ditor dhe të kryejnë kontrolle të vazhdueshme./Reuters

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy