Hapësirat publike, Rama: Për tavolinat jashtë, 75% e hapësirës për këmbësorët dhe për 25% njësitë e shërbimit

Hapësirat publike, Rama: Për tavolinat jashtë, 75% e hapësirës për këmbësorët dhe për 25% njësitë e shërbimit

Pas ndërhyrjes për lirimin e hapësirave publike në njësitë e shërbimit, Kryeministri Edi Rama thotë se për vendosjen e tavolinave jashtë do të prezantohet një plan i ri.

Kreu i qeverisë sqaron se sipas këtij plani 75% e hapësirës do të jetë për këmbësorët dhe 25% për njësitë e shërbimit.

Sipas planit të punës vetëm në Tiranë arrin deri nesër në rreth 20 mijë metra katrorë sipërfaqja e hapësirave publike të çliruara, ndërkohë që puna nuk do të ndalet më as në kryeqytet, as në qytetet e tjera ku ka marrë kot ky fenomen dhe as në bregdet e në zonat e mbrojtura jo e jo… 

Në ndërkohë po punohet me projektet e Rilindjes Urbane 2.0 për të cilën janë angazhuar shumë arkitektë të huaj e vendas. 

Ndërsa për vendosjen e tavolinave jashtë, së shpejti do t’u jepet të gjithëve plani i ri, me formulën bazë 75% të hapësirës këmbësorët 25% njësia e shërbimit. 

Dhe nuk do të lejohet asnjë lloj strukture e ndërtuar në trotuare, përveçse në rastet e hapësirave të bollshme e vetëm atje ku ka një projekt të mirëfilltë urbanistik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy