Moti këtë fundjavë në vendin tonë parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të jenë të përqendruara në zonat malore.
Sipas parashikimit të bërë nga Shërbimi Metereologjik Ushtarak, në Alpe dhe lokalisht në verilindje e lindje të vendit vranësirat hera-herës do të pasohen nga reshje bore me intensitet të ulët. Dita e diel pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme.
Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore. Era parashikohet nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek.



