Qytetarët në ditën e 20-të të protestës, kërkohet dorëheqja e Kryeministrit Rama

Qytetarët në ditën e 20-të të protestës, kërkohet dorëheqja e Kryeministrit Rama

Ka nisur dita e 20-të e protestës së qytetarëve, për të kundërshtuar projektin në Zvërnec, por dhe për të kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama.

 

Gazetarja Oliverda Allmuça, raportoi për edicionin e lajmeve në MCN TV, se protesta ka filluar në orën 19.00 ku qytetarët fillimisht janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe më tej kanë marshuar në bulevard, para Kryeministrisë, me thirrje për dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama.

 

Vijon të mbetet pankarta e spikatur që ditën e parë “Rama në burg, Berisha në burg”, si thirrje për largimin e kastës së vjetër politike.

 

Prania e qytetarëve është e shtuar, ku me mijëra qytetarë janë mbledhur në bulevard, duke thirrur në kor “Rama jepe dorëheqjen”. 

 

Duke qenë se nesër do të vijë diaspora, ka ndikuar ardhja e tyre, duke shkaktuar një lloj motivimi. 

 

Ka pasur protestues që janë shprehur se komunikimi i zotit Rama në çdo ditë të protestës, ka pasur shenja arrogance dhe se nëse nuk reflekton, mund të kalojnë në demonstrata. Por këto zëra janë të veçuar, pasi protesta nuk e ka një kokë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy