Jazexhi: Njerëzit e kanë ndryshuar fenë për t’iu përshtatur politikës. Gratë nuk nënvlerësohen në Islam

Jazexhi: Njerëzit e kanë ndryshuar fenë për t’iu përshtatur politikës. Gratë nuk nënvlerësohen në Islam

Historiani dhe teologu Olsi Jazexhi, ndan bindjen se në Kushtetutat e të gjithë vendeve islamike apo interpretimet e Sheriatit, martesat në Islam bëhen pasi femrave iu vijnë menstruacionet.

I ftuar në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, ai tha se në Mirditë fëmijët martoheshin që në djep, pasi Zoti kur e ka sjellë ligjin nuk e ka sjell vetëm për njeriun që jeton në shekullin e 21 por edhe për komunitete tribale, apo që jetojnë në Alaskë.

Ai sqaroi se sipas ligjit islam, martesa ndërmjet mashkullit dhe femrës bëhet kur ata arrijnë pjekurinë seksuale dhe se në Kuran citohet për ato femra që nuk kanë menstruacione, më konkretisht ato femra që nuk iu vijnë kurrë menstruacionet, lejohet martesa.

Një nga kritikat më të mëdha që Kurani ka për grupet e mëparshme të besimtarëve, të krishterët dhe çifutët i ndryshuan shkrimet me duart e tyre dhe thanë ky është nga Zoti.

Gjenerata e parë e myslimanëve kishte frikë se pas tyre do të vinte një popull që do të linte fjalën e Zotit që është Kurani dhe do merrte thëniet e njerëzve se kjo është që iu ndodhi çifutëve dhe të krishterëve.

Ata shkruan libra të tjerë, gjë që çoi në shpikjen e kulteve, të kishave dhe të shenjtorëve të tjerë përtej Zotit. Ky është debat teologjik që e ka Kurani. Islami është vazhdim i revelatës hyjnore që Zoti iu ka sjellë njerëzve.

Me kalimin e kohës njerëzit e kanë ndryshuar fenë për t’iu përshtatur politikës. Një nga misionet e Islamit ishte që të korrigjonte konceptin e trinitetit duke e zëvendësuar atë me konceptin e Zotit një dhe absolut që kanë çifutët dhe myslimanët.

Islami ashtu si krishtërimi dhe judaizmi janë fe patriakale. Si në Bibël dhe në Kuran Zoti thotë se burri është mbi gruan. Në Kuran Zoti lejon burrat të marrin 2, 3 apo 4 gra, por nuk i lejon gratë të bëjnë të njëjtën gjë.

Edhe te puna e pasurisë, burrat kanë më shumë të drejta por kjo nuk do të thotë se gratë nënvlerësohen në Islam. Zoti nuk i ka bërë të gjitha speciet njësoj.

Luani është më i fuqishëm se luaneshat, kau është më i fuqishëm se lopa, gjeli është më i fuqishëm se pula.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy