Nisma e qeverisë për rishikimin e ligjit të mbetjeve e lajmëruar një ditë më parë nga ministrja Kumbaro, sipas ekspertëve nuk pritet të ketë efekte në pastrimin e territorit.
Abdulla Diku, njohës i çështjeve të mjedisit thotë për MCN se problem nuk ka qenë ligji, por zbatimi i tij dhe se inceneratorët nuk sollën zgjidhje të problematikës pavarësisht kostove të mëdha.



