Maksim Rakipaj është një nga dëshmitarët e asaj çfarë ndodhte në burgjet e komunizmit, përpara viteve ‘90.
Një figurë komplekse, që u arrestua për agjitacion e propagandë kundër regjimit, në prill të vitit 1977.
I mbijetuari, siç ka zgjedhur ta emërtojë veten në librin me të njëjtin titull, të shkruar nga vetë ai, tregon në një intervistë për MCN, se edhe pas lirimit nga burgu në shtator të 1984, qëndroi 9 muaj pa punë. Shkak sepse refuzoi bashkëpunimin me sigurimin e shtetit.



