Mesnatën e lënë pas, Komisariati i Policisë Divjakë ka marrë njoftim se për shkak të shirave, dy automjete me të cilat 8 turistë italianë eksploronin lagunën e Karavastasë dhe pyllin e Divjakës, kishin ngecur në një pjesë rruge me baltë.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e policisë kanë organizuar punën, kanë shkuar në zonën e sinjalizuar dhe përmes përdorimit të një makine teknologjike, skrep, i kanë nxjerrë dy automjetet nga rruga me baltë ku kishin ngecur.
8 turistët janë shoqëruar me automjetet e policisë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.



