Në nivele rekord 188 lekë për litër shitet benzina në pikat me pakicë në kryeqytet. Siç duket edhe nga pamjet e tabelave ku reflektohen çmimet ditore, dirferencat mes distributorëve të ndryshëm janë të vogla.
MCN bëri një vëzhgim gjithashtu edhe në pikat kryesore të kryeqytetit ku tregtohet gaz i lëngshëm ku vihet re një rritje nga 10-20 lekë të reja.
Në të njëjtën periudhë të një viti më parë çmimi i gazit në pikat e shumicës shënonte 38 lekë, ndërsa tani ky çmim është 58 lekë, pra një rritje me 20 lekë më shumë.
Të prekur nga shtrenjtimi i kostos së gazit janë edhe drejtuesit e mjeteve që kanë instaluar impiant gazi në makinat e tyre.



