Komuniteti rom, i lënë pas dore gjatë pandemisë

Komuniteti rom, i lënë pas dore gjatë pandemisë

Romët janë pakica më e madhe etnike në Europë, por shumë prej tyre i nënshtrohen diskriminimit dhe përjashtimit social.

Popullsia arrin në 12 milionë dhe rreth gjysma e tyre jetojnë brenda Bashkimit Europian.

Aktivistët pretendojnë se komunitetet rome janë "lënë pas dore" gjatë pandemisë. Ata synojnë dhe kërkojnë të jenë pjesë e buxhetit të ardhshëm 7 vjeçar të BE-së.

"Ne nuk duam të shohim më romë që nuk marrin shërbimet themelore, si uji, ushqimet, ilaçet sepse gjatë pandemisë pamë sesi u lanë në hije", tha Jamen Gabriela Hrabanova, drejtore e Rrjetit të Organizatave Evropiane të Romëve Grassroots.

Raporti i fundit për Integrimin Rom nga Komisioni Europian paraqiti një pamje të zymtë të problemeve. Komisioni Europian do të publikojë në tetor një strategji të re, por duket se nuk do të jetë një direktivë detyruese.

Romeo Franz, eurodeputet i komunitetit rom thotë se kjo gjë nuk mjafton.

Ai ka paraqitur propozimin e tij, duke i kërkuar Brukselit të krijojë rregulla detyruese dhe një mekanizëm mbikëqyrës.

"Ne duhet të luftojmë kundër anti-ciganizmit edhe në parlament", tha deputeti gjerman. "Kur nuk luftoni anti-ciganizmin, atëherë nuk keni shanse të zbatoni strategji për përfshirje për njerëzit të komunitetit rom.’’ / Euronews

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy