“Kush lind dhe jep kontribute në Itali, të gëzojë të drejtën e shtetësisë” – kështu u shpreh Presidentja e Dhomës së Deputetëve në Itali, Laura Boldrini në takim me kryeparlamentarin, Meta.
Boldrini shtoi se të rinjtë që studiojnë dhe që marrin kulturën italiane, gjithashtu duhet të gëzojnë të drejtën edhe për pensionin e emigrantëve.



