Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako thotë se situata e krijuar për shkak të reshjeve në zonën e Novoselës, paraqitet kritike.
Duke folur për mediat ai kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve, në rast se lind nevoja për evakuim.
Situata në zonën e Novoselës paraqitet kritike, pasi vërshimet janë të konsiderueshme dhe nivelet e Vjosës kanë kapur limitet maksimale, jemi në krye të detyrës me të gjitha strukturat. Jemi duke organizuar një takim me komisionin e mbrojtjes civile në bashkinë Vlorë, për t’iu ardhur në ndihmë banorëve.
Kërkoj mirëkuptimin e qytetarëve në çdo moment, nëse do të lind nevoja e evakuimit të bashkëpunojnë. Ka filluar evakuimi i bagëtive, se prej 24 orësh është rritur niveli i Vjosës, jemi në bashkëpunim me gjithë kryepleqtë dhe gjithë komunitetin.
Vjosa ka arritur në pikën më kritike të mundshme. Lumi është gati në nivelin e argjinaturës dhe rrezikon që të kalojë argjinaturën dhe të përmbytë disa fshatra. Prurjet janë të larta nga Memaliaj dhe Përmeti.



