Mbi 15 mijë bebe kanë përfituar bonusin për pesë muaj

Mbi 15 mijë bebe kanë përfituar bonusin për pesë muaj

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur sot se në 5 muajt e parë të vitit 2021, 15,837 fëmijë kanë përfituar bonusin.

 Përmes një postimi në rrjete sociale, kryeministri thotë se në total që nga miratimi i këtij vendimi të Qeverisë, kanë përfituar nga 40 mijë lekë, 80 mijë dhe 120 mijë lekë (të reja) më shumë se 88 mijë familje që kanë sjell në jetë fëmijët e tyre.

“Mirëmëngjes, dhe me lajmin e bukur se 15,837 fëmijë të lindur në pesë muajt e parë të vitit, kanë përfituar bonusin e bebes, e me kënaqësinë që deri tani kemi mbështetur mbi 88 mijë familje me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, ju uroj një ditë të qetë”, shkruan Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Çdo i porsalindur që regjistrohet në Shqipëri, do të jetë përfitues i këtij bonusi nga qeveria, pavarësisht vendit se ku lindin ato, brenda apo jashtë Shqipërie.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy