6 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Logopedisë

6 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Logopedisë

Që prej vitit 2004, 6 Marsi shënohet si Dita Ndërkombëtare e Logopedisë, e cila ka si objektiv kryesor informimin dhe ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e terapisë logopedike.

Kjo ditë lidhet edhe me themelimin, në vitin 1988, të Koalicionit të Organizatave të Terapisë së të Folurit në Evropë (ESLA), Shoqata Evropiane e Terapisë së të Folurit dhe të Gjuhës.

Dita Evropiane e Logopedisë është e rëndësishme për rritjen e ndërgjegjësimit publik mbi çrregullimet e komunikimit, ndikimin e tyre në shëndetin e njeriut, të drejtat e pacientëve që përballen me këto vështirësi, si dhe për informimin mbi format dhe strukturat që u vijnë atyre në ndihmë.

Logopedia nuk njeh moshë, pasi specialistët e kësaj fushe punojnë me persona të të gjitha moshave, që nga fëmijëria e hershme deri në moshën geriatrike.

6 Marsi shërben gjithashtu për të vënë në pah rëndësinë e komunikimit dhe rolin themelor të logopedistëve në zhvillimin gjuhësor dhe komunikues të individëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy