
Qeveria e Kosovës ka ndarë sot pagesën shtesë prej 100 euro për të gjithë penisonistët, për muajin nëntor.
Ministri i Financave, Punёs dhe Transfereve, Hekuran Murati ka propozuar ndarjen e mjeteve financiare pёr mbёshtetjen e përfituesve nga skemat sociale dhe pensionale, nё kuadёr tё zbatimit tё masёs 3.2 – Mbështetja për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale.
“Me anё tё kёtij vendimi, pёrfituesit e skemave pensionale nё muajin nёntor do tё pёrfitojnё nga 100 euro shtesё mbi pensionin e rregullt dhe shtesёn aktuale.
Nё anёn tjetёr, pёrfituesit e skemave sociale nё muajt nёntor dhe dhjetor do tё pёrfitojnё dyfishin e pagesёs sё rregulltё dhe shtesёs aktuale, shtesё e cila gjithashtu aplikohet si pjesё e masёs 3.2 tё Pakos sё Ringjalljes Ekonomike”.
Murati theksoi se pёrmes kёtij vendimi mundёsohet mbёshtetja e kategorive mё tё cenueshme tё shoqёrisё sonё.
Mё tutje, kjo masё pёr nga vёllimi i familjeve qё prek ёshtё mё e madhja qё ёshtё miratuar ndonjёherё nё Qeveri, me afёrsisht 330 mijё familje qё do tё pёrfitojnё mbёshtetje financiare.
“Ministria e Financave në kuadër të Pako së Rimëkëmbjes për pensionet dhe familjet me asistencë ka propozuar në ndarjen e ndihmës financiare prej 30 milionë euro. Kjo është mbështetje e kategorive më të cenueshme për të përballuar koston më të shtrenjtë të jetesës”.
“Me nga 100 do të ndahem për secilin përfitues pensioni nga skemat pensionale, këto do t’u ndahen më shumë se 300 mijë familjeve në Kosovës. Këtu hyjnë 200 mijë pensionistë, 50 familje të kategorive të dala nga lufta, 20 mijë persona me aftësi të kufizuara dhe 30 mijë përfitues të pensioneve nga kategoritë e tjera. Me këtë ndihmë jemi në linjë me shtetet që janë shumë më të zhvilluara se ne”.



