Kopernikus: Shtatori 2020 muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë

Kopernikus: Shtatori 2020 muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë

Shtatori 2020 ka qenë muaji shtator më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në botë, njoftoi sot shërbimi europian ”Kopernikus” mbi ndryshimet klimatike, duke përmendur mundësinë se 2020-a lë pas 2016-n si viti më i nxehtë.

Periudha 12-mujore nga tetori 2019 deri në shtator 2020 ka regjistruar temperatura 1,28 gradë Celsius mbi mesataren e temperaturave të epokës paraindustriale, duke e afruar në  planetin në mënyrë të rrezikshme afër tavanit prej 1,5 gradë, objektivi më ambicioz i Marrëveshjes së Parisit, e destinuar për të kufizuar ndikimet shkatërruese të ndryshimeve klimatike.

Pakti, i përfunduar në 2015 nga gati 200 shtete të cilat janë zotuar të ulin emetimet e tyre të gazrave serë, synon të përmbajë ngrohjen globale nën 1,5 gradë Celsius, ose në rastin më të keq 2 gradë Celsius, për të kufizuar ndikimet shkatërruese si stuhitë, thatësirat dhe valë të tjera të nxehtësisë, që janë të aktivizuara tashmë.

”Por, ndërsa planeti është ngrohur tashmë me më shumë se 1 gradë Celsius, ai ende po fiton një mesatare prej 0,2 gradë Celsiusnë dekadë që nga fundi i viteve 1970”, nënvizon ”Kopernikus” në raportin e tij mujor të klimës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy