5 qershor, Dita Botërore e Mjedisit

5 qershor, Dita Botërore e Mjedisit

Dita Botërore e Mjedisit është një ditë festive e cila organizohet më datën 5 qershor të çdo viti.

Kjo datë është mjeti kryesor i OKB-së për inkurajimin e vetëdijes dhe veprimit për mbrojtjen e mjedisit tonë në nivel global dhe lokal.

5 qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972 , nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me qëllim të rritjes së vetëdijes rreth çështjeve të mjedisit si dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve aq sa edhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim.

U zgjodh kjo datë sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara.

5 qershori si datë festive dhe botërore e mjedisit ka nisur të festohet që nga viti 1974.

Qëllimi i kësaj ngjarje është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit. Kjo ditë zakonisht përcillet me një tematikë të caktuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy