Shefi i urgjencës në Spanjë del pozitiv me koronavirus, numri i të infektuarve kalon Kinën

Shefi i urgjencës në Spanjë del pozitiv me koronavirus, numri i të infektuarve kalon Kinën

Shefi i Urgjencës Shëndetësore në Spanjë, Fernando Simon rezultoi pozitiv me koronavirus, pasi numri i rasteve të konfirmuara me Covid-19 arriti në 85 mijë e 195 të prekur, duke kaluar edhe numrin e të infektuarve në Kinë.

Simon, i cili është personi që drejtoi emergjencën ndaj epidemisë së koronavirusit dhe që mbajti kontakte të rregullta gjatë kësaj kohe me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, doli pozitiv me koronavirus - tha Maria Jose Sierra, të hënën gjatë një konference për mediat.

Lajmi u konfirmua menjëherë pasi Spanja kaloi në vendin e tretë për numrin e të infektuarve nga Covid-19, pas SHBA-së dhe Italisë.

Sierra, njoftoi se do të zëvendësonte Fernando Simon në postin e shefit të Urgjencës Shëndetësore në Spanjë, ndërsa deklaroi se rreth 12 mijë e 229 punonjës të shëndetit kishin dalë pozitiv me Covid-19, ose rreth 14 përqind të rasteve të konfirmuar në vend.

Me një popullsi pre 47 milionë banorë, krahasuar me  popullsinë e Kinës prej 1.4 miliardë, numri i infeksioneve në Spanjë arriti në 85 mijë e 195 raste, duke shënuar kështu një rritje prej 8 përqind nga një ditë më parë.

Spanja, raportoi 812 viktima gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 7 mijë e 340.

Gjithashtu, kjo shënoi një rënie të numrit të viktimave për një kohë prej 24 orësh, që nga e enjta në Spanjë, e cila po përjeton numrin më të lartë të viktimave në botë, pas Italisë. Vendi shënoi 838 viktima vetëm të dielën.

Autoritetet, aktualisht po flasin për një ritëm të ngadaltë të të prekurve dhe për një rënie të numrit të viktimave, por gjithsesi ata mendojnë se po i afrohen dalëngadalë pikut të shpërthimit të pandemisë Covid-19.

Kryeministri spanjoll të shtunën njoftoi masa më drastike për bllokimin e qytetarëve, duke detyruar të gjithë punëtorët e sektorëve jo bazik për ekonominë e vendit të izolohen në shtëpi për dy javët e ardhshme./AP, AFP dhe Reuters/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy