Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi se ka urdhëruar administratën e tij që të ndalojë fondet amerikane për Organizatën Botërore të Shtëndetësisë (OBSH).
Trump theksoi se OBSH kishte dështuar në detyrën e saj bazë për luftën ndaj koronavirusit.
Ai e akuzoi organizatën për keqmenaxhim dhe për mosinformim të shteteve në kohën kur virusi u përhap në Kinë.
Presidenti më parë e ka akuzuar OBSH-në për njëanshmëri ndaj Kinës.
“Unë kam urdhëruar administratën time për të ndaluar fondet ndërsa është bërë një rishikim për të vlerësuar rolin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në keqmenaxhimin dhe fshehjen e përhapjes së koronavirusit,” tha Trump në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë.
“OBSH dështoi në detyrën e saj bazë dhe ajo duhet të mbajë përgjegjësi,” shtoi ai.
Duke reaguar ndaj fjalëve të Trump, Sekretari i Përgjithshëm i OKB António Guterres tha se tani nuk ishte “koha” për të shkurtuar burimet për OBSH.
SHBA është financuesi më i madh i OBSH-së, duke siguruar 400 milionë dollarë vitin e kaluar, më pak se 15% të buxhetit të përgjithshëm.
Kontributi i Kinës në 2018-19 ishte pothuajse 76 milion dollarë në kontribute dhe rreth 10 milion dollarë në fonde vullnetare, sipas faqes së internetit të OBSH.
SHBA është vendi më i prekur nga Covid-19 me mbi 26 mijë viktima dhe mbi 600 mijë të infektuar.
Në të gjithën botën janë shënuar 493 mijë viktima dhe rreth 2 milion të infektuar sipas statistikave nga universiteti John Hopkins.



