
Sot në Ditën Botërore Humanitare, Ambasada Amerikane në Shqipëri, ka kujtuar punën dhe ndihmën e Agjencisë së SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
“Kur ndodhin fatkeqësi, USAID dhe partnerët e tij përgjigjen. Nga Vanuatu në Madagaskar, një përkushtim i tillë tani vjen me një çmim edhe më të madh për shumë punonjës të ndihmës që jetojnë dhe punojnë në zonat e prekura nga kriza klimatike, konflikti dhe pandemia e COVID-19”.
Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, nga Ambasada theksohet se, “burrat dhe gratë, që përjetojnë këto kërcënime në vijën e parë të frontit, me guxim ecin përpara për të ndihmuar komunitetet më të prekshme të botës”.
Këta burra dhe gra, sipas Ambasadës janë heronjtë e vërtetë të jetës reale.
“Në Ditën Botërore të Humanitarizmit, njihuni me disa nga burrat e gratë të cilët i kanë përjetuar personalisht këto kërcënime, e megjithatë, me kurajo kanë ecur përpara, për të ndihmuar komunitetet më të dobta në botë”, ka shkruar në postimin e saj Ambasada.



