Ministri Vëngu viziton zonën e ish-Kënetës në Durrës, banori: Shteti të vërë dorë

Ministri Vëngu viziton zonën e ish-Kënetës në Durrës, banori: Shteti të vërë dorë

Në zonën e ish-Kënetës në Durrës, e prekur nga përmbytjet e orëve të fundit gjatë ditës së sotme ishte ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, i shoqëruar nga kryebashkiakja Emirjana Sako.

Gazetari Besmir Pula raportoi për edicionin e lajmeve në MCN TV, se banorët thonë se ju janë përmbytur gjithçka në banesa dhe iu janë dëmtuar orenditë shtëpiake.

Një banor i zonës tha se qysh prej ditës së djeshme kur filluan reshjet u larguan prej banesës.

Shteti duhet të vërë dorën kryesisht për kanalin e madh kullues. Se pastrimet bëhen vetëm formale, vetëm sa hiqen kallamishtet.

Dëme kemi pësuar në frigoriferë dhe elektroshtëpiake. Uji arriti gati një metër në banesë.

Mbrëmë ikëm tek të afërmit. Shteti duhet të vërë dorë.

Jemi përmbytur dhe më parë dhe nuk na kanë dhënë as shpërblim asgjë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy