U shemb këtë të premte me shpërthim të kontrolluar resorti i ish-kreut të arrestuar të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Durrës, Ardian Halilit, në zonën e Kepit të Rodonit.
Forcat xheniere realizuan shembjen e godinës 2-katëshe të resortit, ndërsa objektet e tjera më të vogla u shembën me fadromë.
Nga verifikimet rezultoi se Saint Michelle Residence u ndërtua pa leje në një sipërfaqe prej 5600 m2, ku përfshiheshin dhoma hoteli, 11 garsionere, pishinë, një ambient sportiv dhe një restorant.
Ai u ndërtua nga viti 2018 e në vazhdim, periudhë gjatë së cilës Halili ishte në krye të IMT-së deri në 2021.



