Rama: Kopshti Zoologjik i Tiranës do të hapë dyert këto Krishtlindje

Rama: Kopshti Zoologjik i Tiranës do të hapë dyert këto Krishtlindje

Kopshti Zoologjik i Tiranës, i rikonceptuar dhe transformuar sipas standardeve evropiane të hapësirave për kafshët, do të jetë gati për fëmijët dhe vizitorët brenda vitit 2021, ka bërë të ditur sot kryeminsitri Edi Rama.

Rama ndau sot pamje nga kantieri i punimeve në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, si dhe disa dëshmi të fëmijëve që mezi e presin përfundimin e tij.

E teksa poston këto pamje Rama shkruan se Kopshti do të hapë dyert këto Krishtlindje.

“Mirëmëngjes dhe me kantierin e Kopshtit të ri Zoologjik që këto Krishtlindje do të hapë portat për të pritur fëmijët, me kushte e atraksione krejt të reja, ju uroj një javë të mbarë”, tha Rama.

Projekti i ri i Bashkisë së Tiranës, i cili është në fazën përfundimtare të tij, ofron hapësira për shërbime dhe mjedise të nevojshme për vizitorët e Kopshtit Zoologjik, ambiente rekreative ku mbizotërojnë hapësirat e gjelbra të shfrytëzueshme edhe për piknik, si dhe këndet e lojërave për fëmijë, por nuk do të mungojnë as mjediset edukative për studentët dhe nxënësit që studiojnë veçanërisht botën e kafshëve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy