
Aktivistët e LGBT në Shqipëri kanë bërë me dije se do të kërkojnë në Gjykatë lejimin e martesave të të njëjtit seks.
Në vendin tonë nuk lejohen këto martesa për shtetasit shqiptar, por janë zhvilluar vetëm për ata të huaj.
Në lidhje me këtë çështje aktivistët e LGBT, kanë deklaruar se do të kërkojnë të njëjtat të drejta.
Lajmi është bërë me dije nga Xheni Karaj në një postim në rrjetet sociale, ku shprehet se ajo dhe partnerja e saj do kërkojnë që lidhja e tyre të bëhet e ligjshme, duke i hapur kështu mundësi legalizimit të martesave brenda këtij komuniteti.
Më tej ajo është shprehur se nëse Gjykatat në vendin tonë nuk do ta lejojnë një gjë të tillë, atëherë LGBT do t’i drejtohet Gjykatës Europian të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.




