Zjarri në malin e Dukatit, rrezikon parkun kombëtar të Llogarasë

Zjarri në malin e Dukatit, rrezikon parkun kombëtar të Llogarasë

Prej më shumë se 24 orësh, një zjarr i fuqishëm ka përfshirë malin e Dukatit, duke shkrumbuar mbi 160 hektarë me bimësi të dendur, shkurre dhe pyje me pisha. Përpjekjet për shuarjen e flakëve po përballen me vështirësi ekstreme, ndërsa vijon rreziku për përhapjen e zjarrit në drejtim të parkut kombëtar të Llogarasë, një zonë me rëndësi të lartë ekologjike dhe natyrore.

Sipas të dhënave zyrtare, vija e zjarrit është e gjatë rreth 3 deri në 4 kilometra dhe ka degëzime të shumta që mund të përhapen më tej për shkak të erës dhe terrenit të thyer malor. Krahu jugor i zjarrit, i cili ndodhet më pranë zonës së mbrojtur të Llogarasë, konsiderohet si më kritik dhe po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm.

Vështirësitë për ndërhyrje janë të shumta. Terreni i thepisur, mungesa e rrugëve të aksesueshme dhe mungesa e burimeve ujore në afërsi kanë detyruar zjarrfikësit të punojnë me mjete dore si lopata, kazma dhe pompa shpine. Temperaturat e larta dhe era e fortë përkeqësojnë më tej situatën.

Në terren ndodhen mbi 15 forca zjarrfikëse, të cilët punojnë në ndërrime të pandërprera.

Autoritetet paralajmërojnë se përhapja e flakëve drejt Parkut të Llogarasë mund të sjellë pasoja të rënda për florën dhe faunën vendase. Ekipet në terren po vijojnë krijimin e vijave mbrojtëse dhe ndarëse për të penguar zgjerimin e zjarrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy