Koreja e Jugut kthen masat, paralajmëron karantinë totale

Koreja e Jugut kthen masat, paralajmëron karantinë totale

Koreja e Jugut do të rikthejë masat shtrënguese, pasi raportoi një rritje të rasteve të reja me infeksion.

Muzeumet, parqet dhe galeritë e arteve në Seul do të mbyllin dyert nga e premtja, ndërsa kompanive do t’u kërkohet që të kufizojnë oraret për punonjësit.

Ministri i Shëndetësisë, Park Neung-hoo, sqaroi se vendimi vjen pasi u raportuan 79 raste të reja, numri më i lartë që nga 5 prilli.

“Kemi vendosur për të shtrënguar masat e karantinës në Seul për dy javët e ardhshme. Ftojmë qytetarët që të shmangin grumbullimet dhe të mos shkojnë në bare apo restorante”, tha ministri.

Ministri shtoi se nëse në 7 ditët në vijim do të regjistrohen më shumë se 50 raste në ditë, atëherë Koreja e Jugut do t’i rikthehet plotësisht karantinës.

Frika për një valë të dytë të Covid-19 në Kore do të rrisë shqetësimin edhe për shumë vende evropiane, të cilët kanë marrë të njëjtat masa për ta parandaluar këtë valë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy