Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë zbatuar masat më të rrepta të izolimit në Europë, e megjithatë nuk ka qenë e mjaftueshme për të kufizuar përhapjen e virusit.
Qeveritë vendosën për izolim total, orare të kufizuara, fundjava në shtëpi dhe ndalim për udhëtimet ndërkombëtare.
Kontrollet e rrepta prodhuan rezultate të dukshme, krahasuar me nivelin mesatar të të infektuarve në BE.
Mirëpo, lirimi i masave ka sjellë një numër rekord të infeksioneve të reja në disa vende, përfshirë Maqedoninë e Veriut, Bosnjën, Serbinë dhe Malin e Zi, duke e detyruar Austrinë për të deklaruar një paralajmërim kundër udhëtimeve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.
Një nga shqetësimet është mosraportimi në kohë i të dhënave për rastet e reja.
Departamenti i Shëndetësisë nuk do të përqëndrohet vetëm në shpërndarjen e të dhënave për rastet pozitive në spitale, por dhe në varësi të zonës ku jetojnë.
Një gjë e tillë mund të shërbejë si informacion për më tepër kujdes në komunitete të caktuara.



