Dushniku: Skema e pensioneve e dështuar, duhet ndërtuar nga themeli (VIDEO)

Dushniku: Skema e pensioneve e dështuar, duhet ndërtuar nga themeli (VIDEO)

Aktivisti Vladimir Dushniku nga Lëvizja Bashkë kërkon që skema e pensioneve të ndërtohet nga themeli.

Ai thotë se problemi i skemës së pensioneve në Shqipëri nuk është çështje premtimesh, bonusesh, as indeksimesh, por se do një “tërmet social, moral, psikologjik, ekonomik”.

Dushniku shprehet se bonusi i pensionistëve është tallje dhe shton se ashtu si përballohen fatkeqësitë natyrore duhet të përballohet dhe kjo rrëmujë që është në skemën e pensioneve.

Drupal Ad

Tek ne marrëdhëniet mes shtetit me qytetarin është sikur jemi në pyll dhe më i forti merr pushtetin.

Për mua skema e pensioneve është e dështuar, se është marrë përvoja e ish-vendeve komuniste, por pa pasur lidhje me realitetin në Shqipëri.

Atje ekzistonte prona private, ndërsa këtu ishin të gjithë me rroga. Vetëm pronë shtetërore ka pasur në Shqipëri.

Skema duhet ndërtuar nga themeli dhe themeli duhet sipas përvojës sonë jo sipas vendjeve të Lindjes.

Pensionet e kooperativistëve duhen trajtuar për kontributin e madh që ka dhënë se nuk është paguar fshatari për aq kontribut sa ka dhënë. Nuk është e drejtë!

Ish-minatori, sado shumë të jetë paguar, prodhimi që jepte ai është i jashtëzakonshëm.

Vetëm në Bulqizë vinin 600 kamionë me krom.

Ishte gjaku i këtyre minatorëve që siguronte gjithë këto të mira që vinin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy