Sa herë që bie shi rreth 30 familje pranë zonës së Ali Demit në Tiranë rrezikojnë të përmbyten. Ata thonë se shkak është bllokimi i derdhjes natyrale të ujërave të lumit të Lanës, pasi një firmë ndërtimi që ka ndërtuar në zonë ka hedhur aty inerte çka çon në fryrjen dhe daljen nga shtrati të përroit të Palpoçit.



