Në kushtet ekstreme të motit dhe pa ngrohje, kështu po e kalojnë natën e ndërrimit të viteve 6 familje në Laç, të cilave iu dëmtua banesa nga pasojat e tërmetit të 26 nëntorit. Banorët kanë ngritur çadrat në oborrin e kishës së Shën Mëhillit dhe e vetmja ndihmë për ta janë ushqimet e vullnetarëve meshtarë dhe motrave të kësaj famullie.



