Mbrëmja e së premtes ka regjistruar radhë të gjata pritjeje në tokën greke, pikërisht në pikën e kalimit kufitar të Kakavijes.
Në sportelet e daljes nga Greqia, situata paraqitet e ngarkuar, ku radha e automjeteve që presin të kalojnë kufirin ka arritur në rreth 1 kilometër.
Kjo dyndje dhe fluks i shtuar automjetesh në këtë pikë doganore përkon dhe me shpenzimet e shumta që qytetarët bëjnë në supermarketet greke, lëvizje këto që regjistrohen kryesisht përgjatë ditëve të fundjavës.



