Asnjë mësues i dënuar nuk do të pranohet më në arsim (Udhëzimi)

Asnjë mësues i dënuar nuk do të pranohet më në arsim (Udhëzimi)

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka nxjerrë së fundmi një udhëzim që ndalon personat të dënuar me vepra penale ndaj të miturve që të aplikojnë dhe konkurrojnë për mësues

Duke marrë shkas nga rasti i fundit i punësimit në Berat të një mësuesi që shkaktoi zemërim të lartë publik, sot firmosa menjëherë ndryshimin e udhëzimit që ndalon aplikimin dhe konkurrimin për të punuar si mësues të personave të dënuar, për të cilët gjykata ka marrë vendim të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale kundrejt të miturve apo për kryerjen e një vepre penale që lidhet me institucionet arsimore”, ka bërë të ditur ministrja Kushi nëpërmjet një statusi në Facebook.

Sipas saj, ky vendim shmang rrezikun që mund t’i vijë nxënësve tanë nga persona që nuk garantojnë integritet të lartë moral dhe ligjor.

Angazhohemi që të vijojmë me një punë akoma më intensive për të ndërmarë iniciativa të tjera ligjore që garantojnë më shumë mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve tanë”, përfundon Kushi.

No photo description available.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy