
Edhe pse kemi hyrë tashmë në stinën e verës, virozat vijojnë të jenë të pranishme. Javët e fundit, mjekët raportojnë një fluks të shtuar pacientësh të vegjël.
Pediatrja Sonila Brati, e ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, shpjegon se kjo virozë shkakton temperaturë të lartë te fëmijët, dhe një tjetër simptomë karakteristike janë edhe bajamet e infektuara.
Jemi në një periudhë ku virozat janë shtuar dhe ka pasur rritje të rasteve.
Kjo virozë është një situatë virale, e cila shpesh përzihet me situata bakteriale, dhe ndonjëherë është e vështirë ta ndajmë.
Fillon me shenja klasike si temperatura e lartë, e cila mund të komplikohen me infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
Moti i ndryshueshëm dhe problemet e lidhura me të, si ndotja e ajrit dhe ekspozimi ndaj ujit të ftohtë, gjithashtu ndikojnë në përhapjen e këtyre infeksioneve.
Në disa raste, përdorimi i akulloreve apo i ujit të ftohtë mund të çojë në inflamacion të bajameve dhe ndonjëherë edhe në infeksione bakteriale.
Gripi i syve është gjithashtu një shqetësim që është evidentuar në këtë muaj të fëmijët.
Gripi i syve që ka shtim këto kohë është me rrezik pasi ai mund të preki fëmijët në kopshte e qerdhe dhe, pas disa ditësh, të përhapet edhe tek prindërit.
Për të shmangur përhapjen e infeksioneve, rekomandohet të mbahen higjiena e duarve dhe përdorimi i maskave, veçanërisht kur fëmijët janë të sëmurë.



