Një gjitar me përmasat e maces e quajtur “kafsha e çmendur” ka jetuar në Madagaskar së bashku me dinosaurët e fundit.
Fosili 66 milionë vjeçar përshkruhet në revistën “Nature”.
Zbulimi i këtij fosili ka hedhur poshtë hamendësimet e mëparshme se gjitarët duhej të ishin me përmasa më të vogla, sa madhësia e minjve, për të mbijetuar në periudhën e dinosaurëve.
Studiuesit mendojnë se kjo kafshë peshonte 3.kg dhe s’kishte arritur ende madhësinë e saj të plotë.
Sipas shkencëtarëve kjo krijesë, e njohur si Adalatherium, është shumuar për shkak të aftësisë së saj për t’iu shmangur dinasaurëve grabitqarë.
Përpara se gjitarët të shfaqeshin, ata janë detyruar të vraponin dhe të fshiheshin nga dinosaurët e mëdhenj që në atë periudhë sundonin planetin tonë, për të mos përmendur këtu krokodilët dhe gjarpërinjtë.
Shkencëtarët shpresojnë se ky zbulim do t’i ndihmojë ata të kuptojnë se si gjitarët u zhvilluan në grupe të ndryshme që sot ne njohim.
Emri “Adalatherium” i përkthyer nga gjuhët malagaziane dhe greke do të thotë “kafsha e çmendur”.
“Zbulimi i këtij fosili thyen shumë rregulla”, tha David Krauese nga Muzeu i Natyrës dhe Shkencës i Denverit, i cili drejtoi edhe studimin.



