“Të vendosen kamera në çdo çerdhe dhe kopësht” është ky apeli i Drejtoreshës së Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve Zhaneta Beqiri.
Në një intervistë për Tema Tv ajo thekson se vendosja e kamerave rrit standardet dhe kujdesin e stafit ndaj fëmijëve .
Ajo dënon ngjarjen e rëndën në kopshtin privat “Diren” në kryqytet, ndërsa thotë se institucioni që drejton ka kryer inspektime të shpeshta në çerdhe dhe kopshte ndërsa nuk jane konstatuar probleme.



