Frikë nga koronavirusi, Ekuador: Kufoma të djegura dhe të braktisura në rrugë

Frikë nga koronavirusi, Ekuador: Kufoma të djegura dhe të braktisura në rrugë

Kufoma të karbonizuara, të hedhura në rrugë, në kosha mbeturinash dhe para syve të qytetarëve, janë pamjet dramatike që vijnë si pasojë e përhapjes së virusit Covid-19 në Ekuador.

Vendi është i tmerruar nga përhapja e një armiku të padukshëm, për të cilin deri tani ende nuk është gjetur një kurë për të shpëtuar prej tij.

Pamjet dramatike u regjistruan gjatë këtyre ditëve në qytetin Guayaquil, i cili ka raportuar shifrat më të larta të infeksionit nga Covid-19 në Ekuador.

Janë mediat lokale ato që kanë publikuar dramën e ditëve të fundit atje, duke raportuar kufoma njerëzish që kanë mbetur në rrugë, pranë dyerve të banesave, madje edhe në kontenjerët e plehrave të mbështjellë me qese plastike.

Një skenar i tmerrshëm që filloi të dalë në rrugë mesnatën e së dielës, por që pas një jave, duket se gjëndja ka filluar të përmirësohet.

Pamjet dramatike të ardhura nga Guayaquil bënë xhiron e rrjeteve sociale. Disa qytetarë thanë se kanë njoftuar urgjencën për t’u dhënë ndihmë të moshuarve të vetmuar, por askush nuk erdhi për t’i parë, ata kanë qëndruar në shtëpi të vetmuar dhe të sëmurë për dy, tre, madje edhe katër ditë duke pritur që ata që ishin në detyrë të mbërrinin. Por, asgjë!

Aktualisht, qyteti Guayaquil ka raportuar 1,615 të prekur nga Covid-19, ndërsa i gjithë vendi shënon 3,600 persona të infektuar.

Vendi i vogël i Amerikës së Jugut ka regjistruar 120 viktima si pasojë e koronavirusit, por autoritetet kanë deklaruar se mund të ketë dhjetra viktima të tjera që nuk u diagnostikuan zyrtarisht mbi shkaqet e vdekjes.

Ndërkohë, një numër shumë i madh i ekuadorasve po vdesin nga sëmundje të tjera, por që s’mund të trajtohen në spitale për shkak të emergjencës dhe mbipopullimit të tyre.

Nuk janë vetëm spitalet që kanë hyrë në kolaps, por edhe agjensitë funerale dhe të gjitha shërbimet që lidhen me të vdekurit.

Është krijuar një gjendje dëshpëruese”, tha Merwin Teran, 61 vjeç, pronar i një agjensie funeralesh në Guayaquil, ndërsa shtoi se pa 50 kufoma të braktisura në një morg të qytetit.

Përballë kësaj situate tragjike, presidenti Lenin Moreno tha se ka krijuar një task-forcë nën përgjegjësinë e Jorge Wated për të varrosur në mënyrë dinjitoze të gjithë ata që vdiqën si pasojë e Covid-19 në qytetin Guayaquil.

Presidenti shtoi se masat për të përshpejtuar varrimet kanë filluar tashmë, duke deklaruar se kufomat do të varrosen në varre personale dhe jo në një varr masiv, ndryshe nga sa u propozua fillimisht nga autoritetet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy