Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti në fundjavë
Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike.
Për ditën e shtunë moti parashikohet kryesisht i kthjellët, por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare kryesisht pas orëve të mesditës. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra.
Për ditën e diel mbi vendin tonë depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht në pjesën e parë të ditës me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare. Më pas, pas orëve të mesditës shtim vranësirash deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intenistet të ulët deri dhe mesatar. Reshjet me intensitet deri mesatar do të jenë në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.