Ministri Panariti u premton fermerëve: Dëmshpërblim për të prekurit nga ngricat

Ministri Panariti u premton fermerëve: Dëmshpërblim për të prekurit nga ngricat

Në lidhje me shqetësimin e fermerëve pas ngricave të muajit prill reagoi ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.

Panariti tha se Ministria e Bujqësisë do të bëjë dëmshpërblimin e fermerëve të prekur nga ngricat e ditëve të fundit.

“Për t’u dhënë një sinjal për të gjithë ata fermerë që u prekën nga fatkeqësitë natyrore, nga ngricat, unë do të bëj ç’është e mundur për të lehtësuar sado pak dëmet nga këto fatkeqësi natyrore duke u ardhur atyre në ndihmë, duke u mbuluar të paktën koston e prodhimit, dhe njëkohësisht për ta vendosur këtë çështje në një zgjidhje të qëndrueshme që janë sigurimet në bujqësi.

Pra unë kam filluar të negocioj me dy kompani të mëdha sigurimi të cilët do të marrin përsipër sigurimin e sipërmarrjeve, veçanërisht pemishteve që janë të ekspozuar ndaj faktorëve atmosferikë, në mënyrë që ne të përballojmë fatkeqësitë natyrore që për fat të keq bujqësia i përjeton në mënyrë të drejtpërdrejtë”, tha ministri Panariti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy