Trajtimet hormonale/ Dasho: Jo nën 18 vjeç. Merko e Pano: Po bëhet biznes me fëmijët, mungesë transparence

Trajtimet hormonale/ Dasho: Jo nën 18 vjeç. Merko e Pano: Po bëhet biznes me fëmijët, mungesë transparence

Një udhëzim i Ministrisë së Shëndetësisë ka shkaktuar një debat të gjerë publik. Bëhet fjalë për ofrimin falas të terapisë hormonale për transgjinorët duke filluar nga mosha 16 vjeç. Në studion e MCN Informacion, mjeku Erion Dasho tha se terapi të tilla janë të pakthyeshme. Mësuesja Etleva Merko tha se me fëmijët po bëhet biznes, ndërsa Linda Pano nga Koalicioni pro Familjes, tha se udhëzimi është hartuar tërësisht në mungesë transparence. 

 

Erion Dasho 

 

Është një terapi që në moshën e adoleshencës përkufizohet si e parikthyeshme. Pra nëse më vonë personi heq dorë nga transformimi gjinor, ato nuk mund të rikthehen. Së bashku me terapinë kirurgjike janë të parikthyeshme. Transformimi gjinor është shumë delikat, ka shumë dimensione dhe nuk mund të ofrohet nga një specialitet i vetëm. Vendet që e ofrojnë krijojnë qendra të specializuara multisektoriale. Është një proces ku çështja kryesore është çështja e moshës. Në rastin e debatit në Shqipëri: a do të lejohet që terapia hormonale t’u lejohet edhe fëmijëve nën 18 vjeçe. 

 

Etleva Merko 

 

Ne do të duhej sot të flisnim për kushtet në shkolla. Ne sot i çojmë në shkolla në kushte të mjerueshme, por flasim për terapi për të cilat nuk dihet mosha. Pse po bëhet kaq e madhe? ne kemi fëmijë që vuajnë për arsye shëndetësore dhe shteti nuk i rimburson. Pse duhet të ketë Go Found për fëmijë që kanë sëmundje të rënda. Çdo gjë është e pakonsultuar. 

 

Ka plot raste që vendime të marra në atë moshë janë pasuar me pendesë. Pra u duhet lënë kohë këtyre fëmijëve të rriten dhe pastaj të vendosin. Mësuesit dhe psikologët duhet t’i ndihmojnë të rriten psikologjikisht, mendërisht?

 

Fëmijët po i bëjnë biznes. Më vjen keq që shqiptarët, të cilët kishin prioritet fëmijët, të dëgjojnë trumbetime të tilla.

 

 

Linda Pano 

 

Është marrë vendim për shqiptarët pa i pyetur shqiptarët. Do të përdoren taksat e mira për të bërë diçka që bie ndesh me besimin tim. Pse duhet të paguaj unë për dicka që nuk e besoj. Unë besoj se seksi ai me të cilin ti lind. 

 

Në qytete nuk ka karburant për ambulancat. Ne mendojmë si të shpenzojmë mijëra euro për të kastruar fëmijët. Do të ketë edhe operacione pas terapisë hormonale. 

 

Detyra jonë më e lartë është të mbrojmë fëmijët. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy