Trevor Xhixha është një nga studentët e mjëksisë në vitin e pestë i cili është kundër ligjit të ri për punën e detyruar brenda Republikës së Shqipërisë për një periudhë 5- vjeçare, para se të marrin diplomën për përfundimin e studimeve të tyre.
Në një lidhje skype me emisionin ‘Të Paekspozuarit’ ai tha se ky projektligj që u miratua i prek në të drejtat e tyre themelore si e drejta për të marrë diplomën në fund të studimeve dhe të drejtën për të zgjedhur vendin ku do punojnë.
Jo të gjithë studentët që studiojnë në mjekësi duan të gjithë të largohen, por ata kërkojnë kushte dhe pagesa dinjitoze. Pastaj ka dhe njerëz më ambiciozë dhe kërkojnë që të mbarojnë studimet këtu dhe më pas të studiojnë në vende më prestigjioze për profesionalizëm.
Deri tani ministria nuk thotë kthe paratë dhe ik, por thotë ose do firmosësh kontratën për të punuar 2 vite në një zonë të Shqipërisë, ose 3 ose 5 , ose të paguash për pjesën e mbetur tarifën e cila akoma nuk është përllogaritur, por që aludohet se janë 6.8 mln lekë të vjetra.



