Dyrnjaja: Media po promovon tullumbace të gabuara, del modelja dhe mburret me shpenzimet

Dyrnjaja: Media po promovon tullumbace të gabuara, del modelja dhe mburret me shpenzimet

Media po promovon tullumbace të panevojshme për publikun po sjellin etalone të gabuara qoftë nga pikëpamja e mënyrës si konceptohet jeta, qarkullojnë çdo ditë në portale një modele thotë që unë harxhoj kaq lekë në jetën time.

S’ka gjë të mbahesh dhe kurohesh, por me standardet që kemi njeriu është pak i rezervuar edhe kur i ka këto të mira, nuk i ekspozon se ngjan pak shëmtuar nga pikëpamja e vanitetit.

Vaniteti po zgjerohet dhe vanitetin po e bëjnë dhe njerëz që janë injorantë. Injoranca është cilësi e njerëzve që nuk dinë, hanë pinë, vishen, blejnë telefon të shtrenjtë, por janë injorantë në tërësinë e konceptit të jetës.

Por t’i pyesësh për një sëmundje, apo check up-in, apo grupin e gjakut, nuk dinë. Dinë telefonin e fundit, çantën e fundit, si trend dhe tendencë mode.

Është kjo deklarata e bërë nga gazetari Denis Dyrnjaja në emisionin “Stay Tuned” në MCN Tv, duke shtuar se media duhet të promovojë njerëzit e duhur dhe të flasë për ekonominë apo standardin e produkteve.

Lodrat e fëmijëve janë pa standarde, po t’u bësh analizat janë me lëndë kancerogjene, se merren lirë në Kinë, prodhohen me kosto të lirë.

Duke e futur lodrën në gojë fëmija ka marrë dhe kancerin. Lidhur me ekonominë, media mund të kishte analiza pa fund. Kur bën një emision për ekonominë, mediat kanë nevojë të shohin showbiz.

Gjithë shoqëria merret me sipërfaqësoren, jo me substancialen. Ekonomia është thelbi dhe themeli ynë dhe duhet të vijë nëpërmjet medias.

Nëse media nuk flet për çmimin e karburanteve, të gjithë do venë të blejnë për inerci.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy