Gazetari i emisionit “Xhadat” në MCN TV Ersid Karaj i është drejtuar AKSHI-t, (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë dhe informacionit), në lidhje me një intervistë me drejtuesen e re të këtij institucioni, Romina Kostani, për ecurinë e këtij institucioni, pas skandalit të dosjes së SPAK dhe pas masës “Arrest shtëpie” të Mirlinda Karçanaj.
Aty ishte e pamundur të hyje në institucion, pasi punonjësja e informacionit njëherë u largua nga tavolina e punës dhe më pas kur erdh sërish kërkonte kërkesë me shkrim gazetarit, por jo ta bënte në institucion por të ikte ta bënte në zyrën e tij.
Madje, edhe për rojën e sigurisë, ishte mjaft problem të filmohej në këtë institucion, sepse gjithë kohës ishte në lutje dhe debat me Ersidin për të mos filmuar aty brenda pasi rrezikohej vendi i tij i punës.



