9 shtator, Dita Botërore e Ndihmës së Parë

9 shtator, Dita Botërore e Ndihmës së Parë

 

Dita Botërore e Ndihmës së Parë u krijua nga Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) në vitin 2000 dhe është festuar çdo vit që nga ajo kohë.

 

 Termi “ndihmë e parë” i referohet ndihmës që i jepet kujtdo që vuan një dëmtim apo sëmundje të papritur. Qëllimet e tij kryesore janë ruajtja e jetës dhe parandalimi i gjendjes nga përkeqësimi. 

 

Ajo nuk jepet gjithmonë nga personeli mjekësor. 

Në situata të emergjente, njerëzit e zakonshëm shpesh duhet të japin ndihmën e parë për të shpëtuar jetën e dikujt. 

 

Ndihma e parë nuk kërkon domosdoshmërisht ndonjë njohuri paraprake dhe mund të përfshijë improvizim. Megjithatë, nëse personat që japin ndihmën e parë nuk e dinë se çfarë po bëjnë ata mund të dëmtojnë në vend që të ndihmojnë. 

 

Dita Botërore e Ndihmës së Parë synon të rrisë ndërgjegjësimin se si ndihma e parë mund të parandalojë lëndimet dhe të shpëtojë jetën në situata të përditshme dhe të krizës, si dhe në promovimin e aksesit të ndihmës së parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy