Haruni: Partnerët të jenë nga nivele të ngjashme shoqërore. Aliaj: Arsimi, themeli i marrëdhënies. Feshti: Ekonomia shkak për divorc (VIDEO)

Haruni: Partnerët të jenë nga nivele të ngjashme shoqërore. Aliaj: Arsimi, themeli i marrëdhënies. Feshti: Ekonomia shkak për divorc (VIDEO)

Studiuesja Alba Haruni thotë se arsimi duhet të na ndihmojë për të shtuar mënyrën e komunikimit dhe jo për të vendosur barriera në raportin në çift.

 

Nga studio e “MCN Informacion”, ajo u shpreh se mirë është që partnerët të vijnë nga nivele shoqërore të ngjashme.

 

Jo gjithmonë arsimi duhet të jetë një mënyrë për të na nxjerrë nga shtëpia, për të pasur një punë të mirë dhe ta tundim arsimin dhe të themi që unë marrë më shumë të ardhura dhe ti vari përparësen dhe të bëjë punët e shtëpisë. 

 

Arsimi duhet të na ndihmojë për të shtuar mënyrën e komunikimit, jo për të vendosur barriera. Shkolla në kohën e komunizmit përdorej si pajë, për një pagë më të mirë për vajzën. Se një nënë më të mirë nuk e bën shkolla.

 

I jemi larguar familjes tradicionale dhe zvogëlimi i familjeve në të vogla fare, kanë ndikuar për keq. Familjet është mirë të vijnë nga nivele shoqërore të ngjashme dhe të mos ketë përplasje kulturash.

 

Ndërsa psikologia Erisa Aliaj ndan mendimin se arsimi është themeli i një marrëdhënie në çift, pasi edhe nëse gjatë rrugëtimit arsimor nuk jemi bërë profesionist, kemi mësuar disa norma të sjelljes shoqërore. 

 

Disniveli në arsimim është një plagë shumë e madhe. Në Shqipëri po përjetohet jashtëzakonisht si plagë. Që te inferioriteti tek personi që ke përballë, sikur i thua, shih se unë di më shumë se ti, i bie që pushteti më takon mua. 

 

Nëse do ndalnim rëndësinë e arsimit në çift, do e bënim arsimin e detyrueshëm më shumë se 9-vjeçar. Divorcet më të shumta tek çiftet intelektuale, është sepse mundohen të jenë sa më të arrirë në raportin e tyre profesional, duke lënë pas dore atë në çift. 

 

Blogeri Kostandin Feshti shprehet se ekonomia është një ndër arsyet kryesore të divorceve.

 

Arsimi nuk luan një rol shumë të madh, sigurisht luan, ka rëndësi, por jo që të ndikojë thelbësisht. Edhe palët e treta luajnë rol në raportin në çift. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy