Kroacia i dhuron Kosovës dhe Shqipërisë nga 20 mijë vaksina antiCovid

Kroacia i dhuron Kosovës dhe Shqipërisë nga 20 mijë vaksina antiCovid

Kroacia ka ndarë nga 20 mijë vaksina Kosovës dhe Shqipërisë. Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri i Kroacisë Andrej Pllenkoviq, në seancën qeveritare gjatë ditës së sotme.

Kryeministri kroat të njëjtën shifër dozash do ta ndajë edhe për Malin e Zi, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kirgistanin, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina do të pranoj 210 mijë vaksina anti Covid.

Arsyeja e donacionit në fjalë sipas Pllenkoviç është se Kroacia tashmë ka një numër të madhe të dozave të pashpenzuara.

“Pandemia mori rreth 3.9 milion jetë në të gjithë botën, është më mirë të përdorësh dozat e vaksinave sesa t’i ruash ato”, ka thënë Pllenkoviç, bën të ditur televizioni shtetëror kroat HRT.

“ Pandemia mori rreth 3.9 milion jetë në të gjithë botën. Këto janë arsye të mjaftueshme. Meqenëse kemi një numër të madh të dozave të pashpenzuara, ne vendosëm të dhuronim 310,000 doza të vaksinës. Ne kemi kufij të caktuar kur bëhet fjalë për ruajtjen. Ne do t'i japim 210,000 doza Bosnjës dhe Hercegoviës dhe do t'i japim nga 20,000 secila Malit të Zi, Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë Veriore dhe Kirgizinë. Është më mirë të përdorësh doza sesa t'i mbash ato në ruajtje” është shprehur kryeministri kroat.

Megjithatë nuk bëhet e ditur se të cilit prodhues janë vaksinat e dhuruara.

Kroacia i ka dhuruar edhe më herët Kosovës 10,000 vaksina, të cilat janë dorëzuar në muajin qershor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy