Projektligji për barazinë gjinore/ Alimehmeti: Nuk e mbështet familjen, ka vetëm dy gjini (VIDEO)

Projektligji për barazinë gjinore/ Alimehmeti: Nuk e mbështet familjen, ka vetëm dy gjini (VIDEO)

Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Ilir Alimehmeti për projektligjin për barazinë gjinore thotë se është një ligj që nuk mbështet familjen.

 

Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se këto ligje hidhen me fjalë të bukura, por se në fakt ka vetëm dy gjini.

 

Ky ligji e mbështet familjen, shoqërinë? Përgjigja është që nuk e mbështet. Si e mbështet ti familjen me ligj? Nëse ne nuk mbështesim dot familjen dhe faktin që duhet të shtohemi si popull, se po plakemi... Kemi rininë që na ikën, mosha e tretë po shtohet. 

 

Kush do e mbështesë këtë shtresë? Rinia. Unë nuk dua të plakem vetëm. Nuk ka nevojë të futet te politikat e mëdha. Nuk është kjo jeta që kemi mësuar ne. Si e mbështet familjen ky ligj? Familja ka rëndësi në total. Janë krijuar dy gjini, nuk ka hapësira të tjera. 

 

Një familje krijohet nga një nënë dhe një baba, nuk ka rrugë tjetër. Stilin tënd të jetës e zgjedh vetë. Ne po nuk mbështetëm rrugën natyrore që një familje lind nga një nënë dhe një baba dhe pastaj vijnë në jetë fëmijë, po nuk i mbështetëm, si do vijojë trashëgimia. 

 

Rifreskimi i popullatës do të ndodhë me ritme shumë të ngadalta dhe nëse lëmë hapësira, këto hapësira do mbushen me diçka tjetër. Gjinitë e njohura me ligj në konceptin e familjes janë dy, nuk ke si e ndryshon këtë. Fëmija duhet të rritet me konceptin e nënës dhe babait. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy